Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” mban koncert festiv për 28 Nëntorin

Kultura

Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” mban koncert festiv për 28 Nëntorin

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 20:49
?Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” mban koncert festiv për 28 Nëntorin

Shkolla e Muzikës ”Prenk Jakova”, sonte ka mbajtur koncert festiv për nder të festës së 28 Nëntorit.

Drejtori i kësaj shkolle, Kastriot Sada ka treguar për KosovaPress se ky koncert realizohet fal nxënësve të kësaj shkolle.

Sada: Përgatitjet për këtë koncert kanë filluar që dy muaj

“Sot është mbajtur një koncert nga nxënësit e shkollës së muzikës, nxënësit aktual, ishin nxënësit e shkollës tash më studentë në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë, si dhe nga mësimdhënësit e shkollës sonë, për nder të 28 Nëntorit, ditës së flamurit. Përgatitjet kanë filluar dy muaj më parë, do të thotë që nga muaji shtator, kemi filluar përgatitjet, sepse në kalendarin shkollor të planeve dhe programeve tona, të cilët i bëjmë, i zhvillojmë në shkollën tonë, ka qenë pikërisht edhe kremtimi i kësaj feste, dhe ne në vigjilje të kësaj feste, pikërisht sonte mbajtëm një koncert”, tha Sada.

Tutje, drejtori i kësaj shkolle, ka thënë se këto vepra ishin të gjitha më karakter kombëtar, duke ekzekutuar  veprat e kompozitorëve më të njohur.

Sada: Të gjitha veprat  e koncertit ishin me karakter kombëtar

“Të gjitha kanë qenë të karakterit kombëtar,  veprat kanë qenë të kompozuara nga kompozitorët shqiptarë. Nxënësit dhe instrumentistët kanë ekzekutuar vepra të kompozitorëve të njohur Qek Zadea, Pasterra Dhomi, Kujtim Laro, Feim Ibrahimi, si dhe dy vepra, një nga Tumor Berisha dhe tjetra nga Avni Krasniqi”, ka shtuar Sada.

Tutje ai përmendi aktivitetet e kësaj shkolle dhe theksoi pjesëmarrjen në Rumani, me këngën e Rexhës, ku Kosova u përfaqësua si shtet.

Ndryshe, në Shkollën “Prenk Jakova”, në Gjakovë vijojnë mësimin gjithsej 300 nxënës, të të gjitha cikleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat