Mendime për librin e shkrimtarit Agim Demirit të titulluar “Njeriu me maska”

Kultura

Mendime për librin e shkrimtarit Agim Demirit të titulluar “Njeriu me maska”

Nga: Dr. Ermelinda Kashah Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Udhët janë të ndryshme por metodikat jo shumë të largëta. Thuhet se në një vend të traditës (në rastin tim të Gjirokastrës), të zgjon një njeri i librit e që ka lidhje edhe me fusha të tjera të dijes. Përtej qytetit tim më zgjon shkrimtari Agim Demiri.Kisha pak njohje leximi në lidhje me ketë shkrimtar, por përpara asamblit të ndërtesave mendja më ndali diku larg, por afër shpirtërisht. Lexova titullin “Njeriu me maska” dhe mendova se sa të shpeshtë janë këta njerëz sot. Befas një sinjal alarmi preku cakun e patolerueshëm të karakterit tim.

Ashtu si shumë romane të tjera, më ra në dorë edhe ky roman. Me bindje them se shumë romane lexoj, por interpretoj aty ku ka letërsi.

Si pedagoge, më saktë si lektore e lëndëve: “Analizë Teksti” dhe “Estetikë”, prej dymbëdhjetë viteve në universitetin e Gjirokastrës, mendova disa gjëra t’i shtjelloj në konceptim tim te ky roman.

U pa e udhës që  pas një konsultimi me autorin, të ndërtonim një  tribunë mendimi mes meje dhe atij , dhe kjo na bëri të mendojmë sesi  ndërtohet sot letërsia shqipe.

Asnjëherë krijimtaritë letrare nuk duhet të kalojnë në heshtje, jo vetëm të regjistrohen, por dhe të çmohen nga lexuesi. Unë si studiuese e letërsisë, mendoj se në hapësirën kohore të jetesës së një vepre, dallojmë një kohë në të cilën lavdërimet,lëvdatat, vlerësimet dhe mbivlerësimet, janë mbizotëruese dhe një jetesë e dytë. Kronologjikisht, këto dy pikëpamje për veprimtarinë letrare të këtij shkrimtari, në jetesën e tij, kanë bashkëjetuar që nga fillimet  e tij dhe midis studiuesve janë të pranishme edhe sot.

E parë në terësi, vepra e shkrimtarit është universi i galerisë së personazheve, ku shkrimtari shfaqet i formuar dhe me aftësi të larta interpretuese. Mprehtësia, objektiviteti shkencor,qëllimi konstruktiv,afirmimi i mbrojtjes së cilësisë së vërtetë,na çojnë në drejtpeshimin etik dhe shoqëror.

Për shkak të tematikës dhe të modelit që trajton, të paraqitjes artistike, në raste të shpeshta, kritika nuk e shikon këtë roman si qenie letrare, por si letërsi edukuese, e hulumtuar në funksionin edukativ, shoqëror dhe estetik.Studimi i këtij lloji letrar vetëm me traditën vendase dhe në kuadër të saj, sheh evolucion dhe nivel më të lartë të zhvillimit, siç e ka objektivisht romani ynë.

Ja disa veçori:

1.Rreth metodës së hulumtimit artistik.

Sado që njohja estetike dhe njohja e realitetit, ka mjete, gjuhë dhe kategori të ndryshme, ka shumë pika takimi, sidomos kur lexoj faqet e para të romanit.

2.Karakteri njohës i romanit.

3. Raporti i metatekstit është raport shpjegues dhe rrit marrëdhëniet ndërnjerëzore brenda realitetit objektiv dhe jetësor në një ambient të caktuar.

4.Konteksti kohor.Librat kanë si dhe njerëzit, historitë e tyre. Ato komunikojnë me kohën, me kohët. Komunikojnë edhe mes vete. Ka libra që s’thonë asgjë, pra nuk komunikojnë me asnjë kohë. Por romani i shkrimtarit në fjalë, ka vlerë artistike.Konteksti kohor, domethënë rrethanat e jashtme, kanë ndikuar, pak a shumë në mënyrën se si është trajtuar lënda në roman, po ashtu në gjuhën dhe stilin, domethënë në tipin e shkrimit. Qoftë kur autori flet drejtpërdrejt, qoftë figurativisht, flet fuqishëm dhe bukur, e kjo do të thotë  flet artistikisht. Është zotësia e shkrimtarit mënyra sesi i ka shkrirë strukturat e ligjërimit, po të përfshinim rrethanat në të cilat jetonin shqiptarët, nivelin kulturor të lexuesit, nivelin e kritikës.

Faktorët e veprës kanë një rëndësi të veçantë, po rëndësi më të madhe ka prodhimi që del nga ata faktorë, domethënë vepra letrare.

5.Poetika e prozës së shkrimtarit. Poetika e tij sugjeron botën e madhe të shkrimtarit, ndriçon ligjshmëritë dhe rregullat e veprës së tij, duke hedhur dritë edhe mbi botëkuptimet. Bota e veprës është bota e krijuesit të qetë, po plot energji, që depërton në brendi të kundërthënieve të zhvillimit të terësishëm të realitetit. E përgëzoj autorin për sprovën e ekzistencës që sjell brenda kundërthënieve shoqërore që më kujton Petro Markon dhe Nonda Bulkun.

Gjykimi im niset nga analiza për një interpretim individual. Nëse analiza ka të bëjë më vëzhgimin e parimeve të elementëve gjuhësore dhe letrare, interpretimi zbulon haptazi thelbin e kritikës( aspektin profesional).Kujtoj këtu tonin polemik të shkrimtarit për dukuri të ndryshme në roman, ndeshja e ashpër e Zenelit ( pushtetar i ashpër komunist), që nga një njeri me cilësi të mira, të qënit komunist i vuri maskën, prej  nga dhe autori ka titulluar romanin e tij.

Personazhi i Ramies shihet me imtësi nga autori, përballë njerëzve që kanë pushtet.Pra, relativizmi i skajshëm, pamjet e forta antinomike të autorit, marrin përsipër të ekzaminojnë situatat e mëdha të epokës sonë, duke bërë që ky roman të shfaqet si një bibliotekë me thesare të mëdha të dijes dhe urtësisë ekzistenciale. Ndeshja e dy botëve, djallëzore dhe naïve, e bën që autori të reflektojë me tone të ashpra, duke bërë kështu të zgjerojë përmasën e historisë njerëzore përmes interpretimit ekzistencial.

Por, cila është e veçanta?

Rrëfimi ecën në një linjë dhe është koherent. Rimarrja e ngjarjeve të vërteta ose pjesërisht të vërteta(nga periudha e komunizmtit në letërsinë bashkëkohore), është shumë e zakonshme, madje është tematika dominuese. Por, ekzistencialja është përballja me të keqen, që në rastin tonë është dramatike, fati i një vajze që vjen me koncepte të reja.Kjo e kushtëzon ndërtimin kronologjik të ngjarjes, kapërcimin e kohës me metodat tipike.

Romani dëshmon për një njohje të thellë të parimeve të narratologjisë dhe gjithashtu të prozës të traditës bashkëkohore. Në punim vihet re një bashkëveprim midis analizës dhe sintezës në procesin e tyre ndërveprues. Stili i tij është stil i pjekur shkencor, pa kontaminim elementesh të  stilit letrar apo gazetaresk nga e cila vuajnë shumë vepra të sotme.Dialogjet që organizohen mes personazheve, hedhin dritën e vështrimit të vet e të pavarur, duke synuar t’i qëndrojë sa më afër objektivitetit shkencor. Karakteret kundërvënëse, determinimi i personazheve, dhe roli i figurës- personazh në figurën artistike, shpreh dhe disidencën estetike dhe ideologjike të shkrimtarit.

Si përfundim:

I renditur ky roman me krenari në botën e letrave, kjo vepër duhet të jetë e pranishme në çdo bibliotekë, sepse autori është shembull i profesionalizmit dhe i ndershmërisë shkencore.

Uroj që vepra në jetesën e saj diakronike, të shënojë periudhën më të ndritshme të autorit, dhe jo të periudhës së heshtjes dhe të mbulimit me pluhur, siç ndodh rëndom sot, atë periudhë të riafrimit të brezit pasues.

Shpresoj se si “nikoqire”gjirokastrite” t’i përcjellë sot autorit urimet më të mira, duke mbetur së bashku bashkëpunuese, pse jo në një ribotim të dytë mbetem në lidhje me autorin.

Rrugë të mbarë dhe të pashtershme krijimtarisë letrare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat