Kevin Hart, udhëheqës i ceremonisë për “Oscar”

Kultura

Kevin Hart, udhëheqës i ceremonisë për “Oscar”

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:21
Kevin Hart

Aktori Kevin Hart do të jetë nikoqir i ndarjes së çmimeve “Oscar” që mbahet në shkurtin e vitit 2019.

Komediani përdori rrjetet sociale për të konfirmuar se do të jetë udhëheqës i ceremonisë së çmimeve prestigjioze.

“Jam shumë i lumtur të them se më në fund erdhi dita që të udhëheq Oscarin”, ka thënë 39-vjeçari në Instagram. “Jam i mahnitur sepse kjo ka qenë një prej qëllimeve të mia jetësore”.

“Për shumë vjet jam pyetur nëse do të doja ta udhëhiqja Oscarin dhe përgjigja ime ka qenë gjithmonë e njëjta... Kam thënë se do të ishte mundësi jetësore për mua si komedian”, ka shtuar ai.

“Të jem në listën e udhëheqësve legjendarë është diçka e pabesueshme. E di se nëna ime po buzëqesh tani. Dua të falënderoj familjen, shoqërinë dhe fansat që më kanë përkrahur gjatë tërë kësaj kohe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat