100 Valbona në Valbonë - Bota Sot
100 Valbona në Valbonë

Kultura

100 Valbona në Valbonë

Nga: Ramiz Lushaj Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 08:15
Pamje nga Valbona

Krejt e veçantë. E pazakontë. Ndodh për herë të parë. Kësaj të shtune që po mbrri kanë me shkue në Valbonën turistike, historike e kulturore 100 vajza nga Kosova me emrin e bukur Valbona.

E kush tjetër përveçse ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, mund të jetë ideator e organizator i kësaj veprimtarie të papame në luginën alpine të Valbonës. Në këtë trevë në shekujt e parë pas Krishtit kanë pasë jetue priftërinjtë e përndjekur në ato kohna. Në këtë trevë ka pasë shtatshtrirjen e vet Eposi i Kreshnikëve (çka duket dhe nga toponimet e saj). Në këtë trevë, thoshte Fishta i madh “rri Ora e Shqypnisë”.

Ndaj, në këtë fundjavë, të shtunen e 8 dhjetorit 2018 do të jenë 100 vajza nga Kosova me emrin e bukur Valbona, të cilat do të jenë “Zanat e Valbonës”, “Shtojzovalle të Alpeve”, do të jenë tek bukuria e madhështia shqiptare: Valbona e Alpeve, te Shenjtëria jonë Valbonë!

Piktori i talentuar tropojas, Abdulla Gjongecaj, trojenik në Alpe, e ka përshkrue Valbonën si një vajzë e bukur…, e cila është një nga kryeveprat e autorit, një bukuri e talentit të tij, që të mrekullon kur e shikon me sy…Ndoshta dhe kjo e ka emnin e bukur shenjtëror Valbona.

 

Po t’i thërrasësh të gjitha Valbonat e botës së sotme ato ndoshta shkojnë dhe 1.000 Valbona, po kësaj here, në këtë të shtunë, në Valbonë kanë me shkue “100 Valbonat e Kosovës”…

E paçi bekimin e Perëndisë ju Valbonat e Valbonës, ju Valbonat e Kosovës. Ju Valbonat e Kombit! Faleminderit ju Valbona që e batë dhe ma të bukur Valbonën!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test