Kohë absurde

Kultura

Kohë absurde

Nga: Tahir Bezhani Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 15:40
Tahir Bezhani

Shkelzeni e Gjeravica

Buzëqeshin lartësive

Në mes endrra ime…

E ndiej ushtimën

Kendon  gurëve Valbona

Etja  kall mallin...

Syri i zverdhur i hënës

Një  gërshet pas qafës

Zjarmia shetit  hijet...

Zë urie larg

Pamje e mjerë afër

Durim i nxirë  fytyrës…

Mos  premto mirësi

Kur askush s’ta jep

Bindu  në  vetveten....

Shikon bukurinë gjatë

Të verbon si dielli

Pret prapë natën…

Retë e bardha vrapojne

Kaltërsisë  pafund

Imazh shpirti  dehur..

Geshtenjat në prush

Kërcasin papjekur

Digjen kujtime....

Lot gëzimi

Puthin sytë natën

Dita avulloi ëndrrën...

Mureve të shkëmbit

Valët e detit puthen

Koralet  dëshmi...

Kur  vadit lulen

Matja zjarrminë

Buzëqeshjes...

Kur ikën mjegulla

Shoh vetveten larg

Qartësia  me mban zgjuar...

Gurgullimë e Valbonës

Kujtim dashurie

Etjen nuk më shoi...

Gënjeshtari  krrokat

Servilet  qeshin

Kohë absurde...

Dashuria vesë

Si  hije shkon

Kohës shaluar......

Lumit

Turrin ia di zemra

Kur dashuron...

Në simbiozën me zjarrin

Zanat të zanojnë

Me floknajë...

Ylber vjeshte

Në ngjyra shkrihet dhimbja

E gjethes që bie...

Gjakovë,8.12.2017

Mos puth buzë të pa etura

Nëse do simbiozën me zjarrin

Zanat të zanojnë me floknajë

Shikoje Shkëlzenin edhe kur ka borë

Bukuria e bardhë  ka  vlerë

Kënaqësi e syve në bardhësi jete.

Në vjeshtë natyra ndryshon pamjen

Në ngjyra ylberi shkrihet dhimbja

Gjethet bien në tokë darvinçe..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat