Ta shfaqesh serinë “Mehmet Pushtues” në Shqipëri është si ta shfaqesh Adolf Hitlerin në Izrael, apo Miloshviqin në Dardani

Kultura

Ta shfaqesh serinë “Mehmet Pushtues” në Shqipëri është si ta shfaqesh Adolf Hitlerin në Izrael, apo Miloshviqin në Dardani

Nga: Gani Mehmetaj Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 14:56
Gani Mehmetaj

Ta shfaqesh në Shqipëri serinë televizive "Mehmet Pushtuesit" është sikur televizioni izraelit ta shfaqte serinë për pushtimet "e lavdishme" të Adolf Hitlerit".

Në Izrael kurrë nuk do të ndodhte diçka e tillë, as në imagjinatën më të shthurur.  Është diçka e paimagjinueshme, do t'u dukej rrëqethëse, krim kundër kombit të tyre e kundër njerëzimit. Vetëm të përmendej mundësia e tillë e shfaqjes, do të ngrihej i madh e i vogël, do të arrestoheshin me të drejtë kreu i televizionit dhe kreu i atyre që e kanë lejuar. Izraelitet kanë shtet, kanë dinjitet, kanë integritet kombëtar e kujtesë historike, janë komb që nuk e harrojnë as të keqen, as të mirën. Nuk janë as dele, as peshq. Neve na mungojnë të gjitha këto virtyte të izraelitëve.  

Sikur serbët të merrnin guximin të bënin ndonjë seri për luftën "e lavdishme" të këtij krimineli, jam i sigurt që pa asnjë ngurrim Tv Klani do ta shfaqte, i vetmi në gadishull.  Milosheviqi ishte kriminel më i vogël se sa Mehmet Pushtuesi gjakatar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat