Rritemi së bashku me kënaqësinë

Kultura

Rritemi së bashku me kënaqësinë

Nga: Nikollë Kërhanaj Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:53
Zymi i Hasit

Çdo vendbanim (edhe Zymi) i Hasit) pë të qenë funksional e I zhvilluar, në rend të parë duhet pasur infrastructure të zhvilluar: shkollë, rrjetin rrugor, rrymë elektrike, ujë, ajër të paster e elemente  tjera të përditëshme jetësore. Të gjiha këto për t’iu përshtatur dinamikës së kohës.

Dhe, për t’I krijuar këto kushte banorët Bashkësisë së lokalitetit Zym-Bregdri-Shëngjergj ka qenë dhe është e angazhuar në punë, me dhënien e vetkontributit vetanak ( që nuk ka munguar në asnjë kohë) me qëllim të “thithjes” së mjeteve plotësuese nga Bashkësia e gjërë shoqërore, por që kjo e fundit ka qëndruar me” veshë të shurdhët”.Si shembull do t’I theksonim disa nga punët dhe veprat e zhvilluara:

Nga viti i kaluar u bë organizimi i punës për ndërtimin e rrugës lidhëse Zym-Bregdri. Për hapjen, rregullimin n dhe përgatitjen e saj pë asfaltim, nga banorët e këtyre fshatrave u mblodhën 23 mijë e 200 euro. Puna u krye brënda një kohe të shkurtër, mjete me të cillat iu paguan puna e kontraktuar ndërmarrësit Refik Çollakut.. Për të përmbyllur këtë aksion pune duhej kërkuar edhe ndihma e Qeverisë si Lokale ashtu edhe ajo Qendrore. Me  arsyetim se I kem përbushur kriteret ligjore, prej sasisë për 30%. Këto ditë të dhgjetorit ( më 06.12.2018), Drejtoria për Shërbime Publike në Prizren u zgjua nga  gjumi për t’iu pëtgjigjur këtyre banorëve duke marrur përsipër vazhdimin e punimeve për shtruarjen e rrugës në gjatësi prej 2,5 km e gjӕrësi 6 m.me zhavor (gurë të thyer),rrafshim dhe ngjeshje të saj me cilindër, për ta parapërgatitur pë shtruarje me  asfalt, të cilën punë  shpresojmë në Ministrinë e Infrastrukturës, në Qeverinë e Kosovës që do ta kryejnë.

Për një aktivitet të tillë do të shenojmë se kontributi I këtij lokaliteti vzhdoi  për ndërtimin(punimin) dhe  vendosjen e shtatorës së Gjergj  Kastriot- Skënderbeut në Qendër të Zymit. Fshatarët kurbetçarë  kontribudhënës janë duke mbledhur mbi 25mijë euro sa planifikohen pë t’I kryer punimet e përgjithëshme Punimin e shtatorës (trupi deri në mbigjunjë) I  janë besuar skulptorit z. Sadik Spahija në Tiranë. Planifikohet që kjo skulpturë do të zbulohet më 22 dhjetor 2018 për të cilën punë e projekt nuk reflekroi për participim MInistria për Kulturë Rini e Sport nga se nuk e pa tëarsyeshme për një  projekt  të tillë. Tash, së fundit ky lokalitet ka në plan punimin e një projekti madhor për ndërtimin e një ure mbi lumen Dri I Bardhë në vendin e quajrur “Katece” në  Bregdri e cila do t’u shërbejë banorëve të fshatrave të Hasit: Krajk, Bregdri_zym, Shëngjergj, Lukini, Ramajë , Dedaj , Lubizhdë Kushnin, Kabash etj. .Urë  kjo e cila mundëson punimin e tokës përtej- drinit, e për t’u lidur me fshatrat Krushë e Madhe dhe e Vogël si dhe me rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë e mëtej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat