Le Petit Parisien (1938) / mbretëresha Geraldinë: Dje, e admirova Shqipërinë; sot, e dua atë; nesër, shpresoj që t’i shërbej asaj

Kultura

Le Petit Parisien (1938) / mbretëresha Geraldinë: Dje, e admirova Shqipërinë; sot, e dua atë; nesër, shpresoj që t’i shërbej asaj

Nga: Aurenc Bebja - Francë Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 10:47
Le Petit Parisien (1938) / mbretëresha Geraldinë: Dje, e admirova Shqipërinë; sot, e dua atë; nesër, shpresoj që t’i shërbej asaj

“Le Petit Parisien” ka botuar, të dielën e 6 shkurtit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me mbretëreshën Geraldinë dhe pështypjen e saj për Shqipërinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbrëmje e shkëlqyer në Tiranë në nder të fejuarës së mbretit Zog.

Londër, 5 shkurt (dep. P. P.)

Një mesazh i Reuter-it nga Tirana njofton se mbrëmë u mbajt një darkë e shkëlqyer në Pallatin Mbretëror në nder të konteshës Geraldinë Apponyi, të fejuarës së mbretit Zog.

Të gjithë anëtarët e familjeve më të vjetra shqiptare, që ishin ftuar në këtë pritje, u prezantuan me mbretëreshën e ardhshme.

E intervistuar sot mbi përshtypjet e saj, kontesha Geraldinë tha :

- Dje, e admirova Shqipërinë; sot, e dua atë; nesër, shpresoj që t’i shërbej asaj. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1938-mbreteresha-geraldine-dje-e-admirova-shqiperine-sot-e-dua-ate-neser-shpresoj-qe-t-i-sherbej-asaj/

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat