Në shpalosjen e ngjarjeve nga aktualiteti i përditshmërish... 

Kultura

Në shpalosjen e ngjarjeve nga aktualiteti i përditshmërish... 

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Poeti i dymbëdhjetë veprave letrare Halil Xani nga fshatin Polac të Skenderajt mbaroi studimet në  degën e gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, në Fakultetin e  Filologjisë, në Prishtinë.  Arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore në vendlindje.  Gazetar në Radio Mitrovicë. Pas luftës së fundit punoi gazetar në të përditshmet “Dita” dhe “24 orë” në Prishtinë si dhe dy vite drejtoi programin e radio Drenicës. Me shkrimet e tij të zhanreve të ndryshme, është prezent nëpër shumë faqe të internetit. Në recesionin e kritikut letrar Xheledin Mjekut kushtua librit me titullin “Hallla nga Prevalla” të poetit Halil Xanit ne mes tjerash thuhet:” Ky takim me krijimtarinë e tij ne si kritik letrar e shijuam freskinë e vargut mjeshtër, përmes të cilit skalit portretin e njeriut të fisit dhe gjakut, me virtyte kombëtare, duke e sjell të gjallë nga përjetësia, që krijuan me frymën dhe shpirtin e tyre liridashës. Poezia e tij hapin flatrat katër çupërisht për ta prekur çdo skaj të atdheut, pa mos i harruar asnjëherë më të dashurit e vendlindjes, që e bën mrekullinë e ëndërruar për shekuj, duke ia sjellë lirinë atdheut. Ai që me ardhjen e parë në opinionin e letrave me përmbledhjen e vjershave për fëmijë „Ndal Drenushë”, asnjëherë nuk pushoi së gjurmuari në thellësitë e botës fëmijërore, duke u solidarizuar me ta në bashkë rrugëtimin e përditshmërisë,  vjen me ketë libër” ne tri cikle, që secili prej tyre paraqet pamje të bukura, që sjellin një laroshi ngjarjesh në  kohëra të ndryshme të historisë  sonë, në vazhdimësi e preokupon penën e trazuar të poetit Hali Xanit.

Tematika e përqendruar në këtë libër i dedikohet lexuesve të cilët adhurojnë përmbledhje poetike

 Një çasje më e përgjithësuar në lëndën poetike të këtij libri është më e kapshme për lexuesin duke kaluar nga njëri, në ciklin tjetër, ku sejcili  prej tyre shtjellojnë tematika të veçanta. Laryshia tematike e përqëndruar këtu krijon atraktivitet për lexuesin, sidomos atë për të cilin dedikohet kjo përmbledhje modeste poetike, pa mos e lënë anash edhe lexuesin tjetër, që padyshim mund ta shijoi bukur këtë varg dhe të përjetoi çaste të këndshme leximi. Kështu, në ciklin poetik „Portrete që flasin  me historinë”, nga tri portretizime, për tre emra emblematik të heroizimit nga treva e Drenicës, sajova një poezi të vetme, që të prekim më për së afërmi ndërlidhjen e personazheve poetike, që në një mënyrë mund të lexohen edhe si një poemë e vetme, ku gërshetohet figura, jeta dhe veprimtaria patriotike e personazheve të shumtë tha në vazhdim Mjeku, jo vetëm nga kjo trevë, që gjithësesi shquhet për dhënjen e shumë emrave, tashmë edhe legjendar, po edhe nga vise të tjera të trojeve shqiptare, të cilët iu bënë lirisë flamur, që të valoj përgjithmonë nën qiellin e lirë.  Në frymën e këtij ndërtimi poetik pasojnë edhe  emra tjerë, që padyshim ia shtojnë vlerën dhe e fuqizojnë këtë gërshetim të lavdisë kombëtare, që kishte qëllim të përbashkët, çlirimin e atdheut nga rezistenca e burrave të rezistencës shqiptare të cilët përjetësisht e mbrojte kalanë e pamposhtur të lirisë kombëtare të cilën e ndërtuam me gjakun e tyre.

Thoshte baba asnjë punë mos e bëj me kërraba se nuk mund të bëhesh poet apo mjeshtër i ndonjë profesioni ...

Poeti Halil Xani nuk mund ta anashkalojmë për asnjë çast pa e shprehur edhe dashurinë e pafund për vendlindjen, për bukuritë natyrore dhe në ndërlidhje me këto, ai shpreh mallin edhe për  njerëzit, miqtë, bashkëveprimtarët, të cilët dëshiron t’i takoj, qoftë edhe përmes vargjeve. Në ciklin e dytë të librit me titullin „Halla nga Prevalla”, autori sikur bën një ekskursion vargjesh duke bredhur gjithandej  kah „Bukuritë e vendit tim”, „Kroi i Samerdanit”, „Kroi i Brabaniqit“, për të sjell kujtesën për emra e heronjtë, që mund të kenë qenë edhe të asaj ane. Por, „Halla nga Prevalla“, qëndron në ballë të këtij ekskursioni, që si duket edhe autori e ka veçuar për tematikën dhe prekjen e një spektri më të gjerë të bukurive natyrore të atdheut, duke e joshur lexuesin me këtë metaforë shumë tërheqëse. Ndërkaq, në ciklin e poezive „Thoshte baba”, autori ndërlidh dy epoka të jetës, duke kujtuar babin, fjalët dhe mendimet e tij, që pastaj do t’i kenë shërbyer në rrugëtimin e jetës për të qenë gjithmonë i kujdesshëm, që siç „Thoshte baba asnjë punë mos e bëj me kërraba se nuk mund të bëhesh mjeshtër as poet. Po s‘pate vullnet”, këto këshilla si duket do ta kenë udhëzuar në jetë, me qëndrimin, këmbënguljen dhe sakrificën e pareshtur drejt synimeve të tij në bërjen e punëve me vendosmëri dhe përkushtim.

 Por, Halil Xani, kaherë ka filluar të krenohet me faktin e të bërit gjysh dhe në këtë kontest e sheh botën fëmijërore edhe më në breni të saj, duke e ndier thellë në shpirt dashurinë për nipër e mbesa, që saherë  e takojnë, e ftojnë në telefon, apo komunikojnë përmes internetit, ia shtojnë dashurinë dhe mallin që t’i ketë pranë e të shijojnë bashkë lojën, gëzimet, bukuritë natyrore të vendlindjes. Halili përmes vargjeve të tij në këtë relacion sikur e thotë hapur se jetën e dëshiron veç për hir të pasardhësve të tij, që sa ia shtojnë dëshirën për t’i pasur përreth, poaq ia shtojnë edhe mallin e pashuar, ngase mërgimi gjithnjë është dhe mbetet plagë e pashëruar që kullon hidhur.

Autori nuk ndalet me kaq, po këtë dashuri dhe mall e shpreh edhe në shumë poezi tjera, ndër të cilat veçojmë: „Gjyshit notën 5 me yll”, „Gjyshja në çerdhe“, „Urimi i gjyshit”, „Lemza”, e ndonjë „Thoshte baba asnjë punë mos e bëj me kërraba se nuk mund të bëhesh mjeshtër as poet tjetër. Nostalgjia për të kaluarën, jo vetëm për mungesën e prindërve dhe të afërmeve tjerë, po edhe për përjetimet e tij që nga fëmijëria, duke ngritur këtu një digresion me kohën që po jetojmë tash, si një zinxhir i pashkëputur i jetës pasqyrohet me ndjeshmëri të veçantë në poezinë „Fëmijëria ime“, e cila vjen edhe si pika përmbyllëse, duke e rikujtuar të kaluarën e tij, ku ka hedhur hapat e parë të jetës me vuajtjet, ëndrra, dëshirat dhe synimet e pambarim, deri në ditët e sotme: „Atëherë si fëmijë në vitin gjashtëdhjetë pata kontaktin e parë me gazetë, në shkollë na e solli një njeri, e lexonim „Rilindjen për fëmijë. Sipas kësaj që e thotë në përmbyllje të kësaj poezie, si duket me dashje a me pahir e zbulon shkaktarin që e ka motivuar për tu bërë edhe vet krijues. Mbase edhe mund të jetë kjo “fajtorja” motivuese për rrugën e tij të mëtutjeshme të të bërit krijues, sa i frytshëm, po aq edhe i dashur për lexuesin e tij.

Përmbledhje poetike e këtij poeti me titullin „Halla nga Prevalla”  shquhet për ndërtimin e vargut metrik dhe rimës, që i japin ngjyrë dhe muzikalitet gjithë lëndës poetike. Figuracioni, toponimet dhe metaforat e shumta, gjuha e çiltër dhe komunikuese me lexuesin e bëjnë këtë poezi të këndshme dhe të adhuruar nga lexuesi, që asnjëherë nuk i mungon krijimtarisë së Halil Xanit. Krijimtaria poetike e Halil Xanit, si gjithnjë, vazhdon të jetë  aktuale, si me gjetjet tematike, me shpalosjen e ngjarjeve nga aktualiteti dhe përditshmëria e bujshme me ngjarje e situata nga më të ndryshmet, që konsistojnë me joshjen e interesimeve të parreshtura të fëmijës, si lexues pasionant, ku fryma edukative dhe mesazhi që transmeton ajo, preket me ndjenja dhe shpirt.

Legjendat:

Në këtë libër të dymbëdhjetën me radhë  poeti Halil Xanit gërsheton histori

    2. Freskinë e vargut mjeshtër poeti Halit,  skalit portretin e njeriut të fisit dhe gjakut, me virtyte kombëtare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat