Nderohet aktorja e madhe Margarita Xhepa

Kultura

Nderohet aktorja e madhe Margarita Xhepa

Nga: Albert Z. Zholi Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 10:59
Margarita Xhepa

Në Kuvendin e VI të Shoqatës LABERIA "Nderi i Kombit" u dekorua dhe mikja jonë në çdo aktivitet, "Nderi i Kombit" aktorja e madhe Margarita Xhepa me këtë motivacion:

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE LABËRIA “ NDERI I KOMBIT” DIPLOMË

MIRËNJOHJA E LABËRISË

I jepet

Znj. Margarita Xhepa

"Nderi i Kombit"

Për kontribut të shquar në kinematografinë dhe teatrin shqiptar, duke realizuar me qindra role të cilat lartësojnë gruan shqiptare dhe ndriçojnë historinë e Shqipërisë. Në gjithë jetën e saj shquhet për veprimtari të shumta shoqërore, si aktiviste me ndjenja të larta patriotike. Ka marrë pjesë në shumë veprimtari të shoqatës Labëria duke përshëndetur me fjalën e saj artistike.Të gjitha angazhimet kulturore, artistike, detyrat si aktiviste shoqërore, i ka kryer me përkushtim, dinjitet, ndershmëri dhe moral të lartë shoqëror. Gjatë gjithë jetës së saj si aktore, nënë, veprimtare shoqërore, ka qenë modeli i njeriut korrekt, familjares së dashur, kuadrit të devotshëm, intelektuales modeste dhe vizionare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat