Furgoni me 21 emigrantë kapet në Kumanovë - Bota Sot
Furgoni me 21 emigrantë kapet në Kumanovë

Kumanova

Furgoni me 21 emigrantë kapet në Kumanovë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Rreth orës 19:00, në autostradën drejt pikës kufitare në Tabanovc policia e Kumanovës ka kapur një furgon në të cilin po transportoheshin migratë.

Burime policore për Alsat bëjnë të ditur se në furgonin i cili është drejtuar nga 35 vjeçari nga Gjevgjelia janë gjetur gjithsej 21 emigratë të moshës nga 18-25 vjet. Burimet nga terreni bëjn të të ditur se shoferi ka tentuar t’i shmanget policisë por është kapur pak metra pasi ka lëshuar furgonin.

Në vendin e ngjarjes janë edhe policia kufitare. Identitetet e të gjithëve janë verifikuar, ndërsa pritet që autoritetet për pak minuta të dërgojnë shoferin para organeve hetuese ku edhe pritet caktimi i masës së kujdesit, respektivisht paraburgimi.

Burimet shtojnë se migrantët kanë dhënë edhe detaje mbi marrëveshjen për pagesën e transportit, dëshmi të cilat po të shfrytëzohen ndaj shoferit të dyshuar për trafikim migrantësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...