Ndërron jetë një 22-vjeçar në Burgun e Kumanovës

Kumanova

Ndërron jetë një 22-vjeçar në Burgun e Kumanovës

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 23:22
Ilustrim

Në njërën nga qelitë e Burgut të Kumanovës rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë L.M. në moshën 22-vjeçe, nga lagjja ‘Arbëria’ e Kumanovës.

Sipas të afërmve të të ndjerit, ai gjatë mbrëmjes kishte shfaqur ankesa shëndetësore dhe në mungesë të turnit të natës së mjekëve të burgut, sipas familjarëve, ai kishte pirë pilula të huazuara nga të burgosurit.

Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat