Digjet një shtëpi në Kumanovë, humb jetën një person

Kumanova

Digjet një shtëpi në Kumanovë, humb jetën një person

Më: 6 janar 2020 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Branko Jaçovski prej fshatit Pçinja të Kumanovës ka humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tij, informon “Telma”.

Shpërthimi i zjarrit është paraqitur në orën 04:00 të mëngjesit në Njësinë e Zjarrfikësve në Kumanovë. Zjarri ka përfshirë pjesën më të madhe të katit të shtëpisë ku ka pasur materiale si letra dhe tekstil.

Supozimet fillestare janë se zjarri shpërtheu nga një furrë katërkëndëshe që nxehte shtëpinë e të ndjerit Jaçovski.

Në vendin e ngjarjes hetim ka bërë prokurori publik dhe ekipet nga policia e Kumanovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat