15-vjeçari nga Kumanova bie nga kati i pestë i ndërtesës, lufton për jetën

Kumanova

15-vjeçari nga Kumanova bie nga kati i pestë i ndërtesës, lufton për jetën

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Një 15-vjeçari nga Kumanova ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese teksa luante me moshatarët e tij pasditen e sotme.

Ndihma e shpejtë ka njoftuar SPB-në e Kumanovës se në qendrën urgjente të spitalit të Kumanovës është çuar shtetasi E.S i (2005) me plagë të rënda në kokë. Sipas të dhënave të para ai ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës “Zhitomel” në Kumanovë teksa luante me fëmijë të tjerë.

Për shkak të seriozitetit të plagëve personi në fjalë është transferuar në qendrën urgjente në Shkup dhe ndodhet në repartin e reanimacionit. Ndërkohë që mjekët thonë se djaloshi ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe po lufton për jetën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat