U shpërtheu bombola në banesë, viktimat janë fëmijë - e plagosur edhe një grua shtatzënë

Kumanova

U shpërtheu bombola në banesë, viktimat janë fëmijë - e plagosur edhe një grua shtatzënë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:12
Kumanovë

Tre persona humbën jetën mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës.

Ata janë të tre fëmijë, të identifikuar si S.B., 11 vjeçare, F.S., 8 vjeç dhe S.S., 9 vjeç.

Katër personat e tjerë janë dërguar në Qendrën Urgjente Kirurgjikale, mes të cilëve dy janë në gjendje të rëndë. Drejtori i Qendrës Urgjente Kirurgjikale, Arben Lleshi tha se mes të plagosurve është një grua shtatzënë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në Qendrën Urgjente Kirurgjikale sot rreth orës 11, kanë mbërritur katër të lënduar dhe atë si pasojë e djegies. Nga të katër të lënduarit, dy prej tyre tashmë janë hospitalizuar pranë njësisë për mjekim intensiv pranë Klinikës për traumatologji, ortopedi anestezion. Ndërsa, dy të tjerët qe janë më lehtë të lënduar, janë hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Dy të lënduarit që janë në njësinë për mjekim intensiv janë me djegie mbi 90% të sipërfaqes trupore që për fat të keq është inkomoatibile me jetën dhe njëri preu tyre tashmë është në aparat për frymëmarrje artificiale”,  tha Arben Lleshi për Alsat.

Nuk dihet ende përse ndodhi ngjarja tragjike.

Në vendngjarje janë ekipet e policisë dhe ekspertët e prokurorisë që po vijojnë me hetimet..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat