Kumanova në karantinë të plotë - Bota Sot
Kumanova në karantinë të plotë

Kumanova

Kumanova në karantinë të plotë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 11:25
Kumanova

Në Kumanovë nga mbrëmë në ora 21 është vendosur ndalesë dhe regjim i posaçëm i lëvizjes së popullatës. Përjashtimet për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punëtorët shëndetësorë të cilët punën e realizojnë pa pengesë.

Vendimin e solli Qeveria gjatë ditës së djeshme kurse ora policorë do të përfundojnë të hënën në ora 5 të mëngjesit.

Ndalesa e lëvizjes gjatë ditëve të punës, përkatësisht nga dita e hënë deri ditën e premte në Kumanovë do të nisë nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 5.

Barnatoret do të punojnë pa pengesa, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të përpunojë plan për punë pa pengesa edhe të enteve shëndetësore në rrethinën e Komunës së Kumanovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat