Ministri Çulev për vizitë në SPB Kumanovë

Kumanova

Ministri Çulev për vizitë në SPB Kumanovë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:53
Ministri i Punëve t. Brendshme Naqe Çulev

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot realizoi takim pune në Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë, ku nga udhëheqësia është njoftuar me aktivitetet të cilat po ndërmerren në territorin e Kumanovës, ndërsa janë drejtuar ndaj përballjes dhe parandalimit lidhur me koronavirusn.

“Dje në Kumanovë një 52 vjeçar ndërroi jetë I.S. i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme si nëpunës policor në kalimin kufitar Bellanoc. Sipas informacioneve të cilat gjatë pasdites së djeshme i mora nga kolegët, bëhet
fjalë për një person i cili në periudhën e kaluar është detektuar prezenca e koronavirusit.

Në këtë rast dëshiroj në emrin tim dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të shpreh ngushëllime të thella për humbjen para së
gjithash familjes së tij, ndërsa njëkohësisht të shpreh edhe respekt ndaj punës dhe veprës së tij, të gjithë ne në Ministrinë e Punëve të Brendshme humbëm një kolegë të respektuar, mik dhe të punësuar i cili në mënyrë altruiste ka dhënë kontribut aktiv në përballjen me sfidat e përditshme midis të cilave edhe sfidat lidhur me përhapjen e koronavirusit. Puna e policisë kërkon përpjekje mbinjerëzore, përsosmëri dhe sakrificë në kryerjen e detyrimeve.

Kjo veçanërisht është shprehur në kohërat e këtilla kur shteti dhe qytetarët çdo ditë përballen me sfidën që ta mbrojnë jetën e vet dhe jetën e të afërmve, ndërsa pikërisht nëpunësit policorë janë ata të cilët pas personelit mjekësor kanë
përgjegjësi më të madhe”, ka shkruar ministri Çulev në profilin e tij në Facebook.

Pikërisht për këtë, shton ai, në periudhën e kaluar në pothuajse çdo fjalim timin në opinion u bëja apel qytetarëve të përmbahen nga daljet e panevojshme, ndërsa si ministër i Punëve të Brendshme i ndërmora të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për sigurimin e pajisjes përkatëse dhe mbrojtjen e nëpunësve policorë, por edhe të të gjithë të punësuarve të tjerë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat