Infektohen shtatë persona me coronavirus në Kumanovë e Likovë - Bota Sot
Infektohen shtatë persona me coronavirus në Kumanovë e Likovë

Kumanova

Infektohen shtatë persona me coronavirus në Kumanovë e Likovë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 15:29
Kumanovë

Qendra për Shëndet publik Kumanovë regjistroi shtatë raste të reja me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Këtë e bëri të ditur drejtori i spitalit, Arif Latifi i cili tha se katër prej tyre janë nga Kumanova dhe tre persona nga Likova.

Që nga fillimi i përhapjes së coronavirusit, Qendra për Shëndet Publik Kumanovë ka kryer 1.886 testime.

Vetëm gjatë muajit mars janë kryer 251 testime ndërsa gjatë muajit prill 1615 testime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat