Shërohen 50 mjekë të infektuar me koronavirus, fillojnë punën

Kumanova

Shërohen 50 mjekë të infektuar me koronavirus, fillojnë punën

Më: 5 maj 2020 Në ora: 11:24

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se nga gjithsej 70 persona, personel mjekësorë, të infektuar me koronavirus në Spitalin e Kumanovës, tashmë mbi 50 janë shëruar dhe janë thyer në vendin e punës.

“Mbi 50 punonjës të shëndetësorë nga gjithsej 70 që kanë qenë të infektuar në Spitalin e Kumanovës tashmë janë kthyer në vendin e tyre të punës, të gjithë janë testuar, të gjithë kanë dy teste negative sipas kritereve, të gjitha repartet në këtë spital punojnë në mënyrë normale”, tha mes tjerash Filipçe.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat