Mjekja nga Kumanova 40 ditë u mjekua nga koronavirusi

Kumanova

Mjekja nga Kumanova 40 ditë u mjekua nga koronavirusi

Më: 6 maj 2020 Në ora: 17:18
Foto Ilustrim

Mjekja Gordana Nikoliq u trajtua nga Kovid 19 për 40 ditë. Pse zgjati kaq shumë trajtimi, Nikoliq në një bisedë për Alsat thotë se përgjigja duhet të jepet nga autoritetet shëndetësore.

Edhe testi i dytë është negativ, por unë ende kollitem dhe nuk jam në gjendje të flas në media. E gjitha filloi si një grip i zakonshëm dhe pas gati një muaj e gjysmë akoma ndjej pasojat. Edhe testi i dytë është gjithashtu negativ. Shpresoj se do të jem në gjendje të kthehem në vendin e punës për rreth dy javë, thotë Nikoliq për Alsat, e cila ishte infektuar nga Kovid 19 në vendin e saj të punës në spitalin e Kumanovës.

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arif Latifi tha për Alsat se nuk ka rregulla për trajtimin e sëmundjes, sepse shërimi varet nga një numër faktorësh. Ka raste në të cilat trajtimi zgjat për një kohë të gjatë, madje dy muaj të tërë, dhe ka pacientë që u kuruan për 16 ditë, thotë ai.

Në spitalin e qytetit 8 Shtatori, për herë të parë në vend, një pacient me KOVID 19 u hoq nga respiratori. Drejtori Hristijan Kostov tha për Alsat se pacienti 37-vjeçar, i cili ishte në gjendje kritike tre javë më parë, tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat