Shërohen mbi 50 mjekë të infektuar me coronavirus në Kumanovë

Kumanova

Shërohen mbi 50 mjekë të infektuar me coronavirus në Kumanovë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 19:24
Foto

Prej para dy ditësh është hequr masa e regjimit të posaçëm në repartin e gjinekologjisë dhe akusherisë, në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, ndërkohë që prej 70 punonjësve shëndetësor me pozitiv virus korona, mbi 50 prej tyre janë kthyer në punë.

Në rajonin e Kumanovës ka filluar të stabilizohet situate e përgjithshme pas gati dy muaj që kur shpërtheu pandemia edhe në këtë qytet. Një prej sektorëve më të goditur pa dyshim që ishte shëndetësia, sepse stafi mjekësor ishte në vijën e parë të frontit në përballje me virusin korona.

Por në saje të masave lehtësuese tani ka filluar të kthehet në normalitet edhe puna e disa reparteve në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, kështu që prej para dy ditësh është hequr regjimi i posaçëm në repartin e gjinekologjisë dhe akusherisë, ndërkohë që prej 70 punonjësve shëndetësor me pozitiv virus korona, mbi 50 prej tyre janë kthyer në punë. Shenjat e para të normalizimit të situatës mund të shihen edhe në rihapjen e tregjeve në Kumanovë, të cilët do të punojnë nga e hëna deri të premten, prej orës 8-16, kurse pas çdo ditë pune tregjet do të dezinfektohen.

Ndërkohë po bëhen përgatitjet edhe për rihapjen e tregut të bagëtive që ndodhet në fshatin Kojnare. Përkundër rrethanave lehtësuese që po krijohen nga dita në ditë, megjithatë mbesin në fuqi rekomandimet qeveritare për përdorimin e mjeteve mbrojtëse – maska, dorëza, dezinfektues, qëndrimi në distancë. Në funksion të stabilizimit të gjendjes janë edhe aktivitetet tjera që po i ndërmarrin institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore e publike të Kumanovës, duke filluar nga ato që merren me pastrimin dhe gjelbërimin e hapësirave publike, e deri te ndërmarrjet prodhuese e furnizuese, të cilat po mundohen të kompensojnë ditët e humbura me angazhime shtesë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat