Kumanova drejt gazifikimit

Kumanova

Kumanova drejt gazifikimit

Më: 14 maj 2020 Në ora: 19:53
Foto

Në kuadër të planit për gazifikim, ditëve të fundit po punohet që edhe pjesa urbane e qytetit të Kumanovës të futet në këtë proces. Nga ndërmarrja publike “Kumanovo Gas” kanë informuar se theksi kryesor do të jetë në gazifikimin e banesave në vendbanimin “Zelen Rid”, më saktësisht në rrugën “Vasko Karangelevski”, në gjatësi prej 1 km dhe gjithashtu në gjatësi prej 1 km do të kryhet zgjerimi i tubacionit të gazit shpërndarës në drejtim të Spitalit të Përgjithshëm të qytetit.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Nikola Denkoski, ka bërë të ditur se rrjeti i gazit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë planifikohet të zgjerohet deri më 2 km, duke u përqendruar kryesisht në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit. Pritet që punimet të përfundojnë brenda vitit. Njëherësh pritet të përmbushen të gjitha kushtet teknike, ndërkohë që nga Ministria e Shëndetësisë duhet të kryhen detyrimet financiare në mënyrë që Spitali i qytetit të lidhet më shpejt me sistemin gazifikimit.

Bëhet e ditur se në dy muajt e fundit, rrjeti i shpërndarjes është zgjeruar në 500 metra gjatësi në rrugët “Dimitar Vlahov” dhe “Iva Lola Ribar”. Ndërmarrja publike “Kumanovo Gas” u bën apel qytetarëve të Kumanovës që të futen në rrjetin e gazifikimit, ashtu siç ka ndodhur edhe me zonën qendrore të qytetit të Kumanovës me gjithsej 40 rrugë, e cila tash më është gazifikuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat