Kumanovë, 20 raste të reja dhe tetë të shëruar

Kumanova

Kumanovë, 20 raste të reja dhe tetë të shëruar

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 16:50
Kumanovë

Qendra për Shëndet Publik gjatë 24 orët e fundit regjistroi 20 raste të reja me COVID-19, të gjithë nga Kumanova.

“Pjesa më e madhe e të infektuarve të rinj kanë pasur kontakte me raste të vërtetuara më herët, por ka edhe të infektuar të rinj”, deklaroi Arif Latifi, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik.

Që nga fillimi i pandemisë, të diagnostifikuar me COVID-19 në Qendrën për Shëndet Publik – Kumanovë janë regjistruar 987 pacientë.

Prej tyre, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 282 janë raste aktive.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat