Zhbogar: Pres që qeveria e re t’ia shtrijë dorën opozitës për çështjet strategjike

Kumanova

Zhbogar: Pres që qeveria e re t’ia shtrijë dorën opozitës për çështjet strategjike

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 17:17
Samuel Zhbogar

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar pret që qeveria e re t’ia shtrijë dorën opozitës për realizimin e çështjeve strategjike të rëndësishme për vendin.

“Ajo që duhet të shohim së pari është që Qeveria të zgjidhet në Kuvend, por ajo që unë shoh, nëse jo të gjitha partitë politike, atëherë shumica e tyre i japin mbështetje të fortë të ardhmes evropiane të vendit tuaj, domethënë të reformave që duhet të zbatohen në rrugën për në BE. Unë gjithashtu shoh një numër të madh të partive politike që mbështesin rrugën evropiane të vendit tuaj, reformat që do të duhet të zbatohen në vitet e ardhshme, kjo mbështetje është natyrisht shumë më e madhe se mbështetja që disa parti i japin qeverisë së re”, tha Zhbogar.

Ai shprehu besim se qeveria e re do ketë kontakte, do t’ia shtrijë dorën opozitës, në mënyrë që, siç tha ai, të mund të punojë së bashku në realizimin e interesave strategjikë të vendit.

Pas vizitës së sotme në Kumanovë në lidhje me pritjet e tij nga procesi i negociatave dhe konferenca ndërqeveritare e planifikuar për 10 nëntor të këtij viti, ai tha se bisedimet mbi kornizën e negociatave pritet të vazhdojnë pas pushimeve verore

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat