Zbulohen 21 migrantë në një makinë në Kumanovë

Kumanova

Zbulohen 21 migrantë në një makinë në Kumanovë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Një orë pas mesnate në fshatin Matejç të Kumanovës zyrtarë policor kanë dhënë urdhër veturës së tipit Reno me targa të Shtipit, por vozitiësi nuk i është bindur urdhrit policor por ka vazhduar drejtë fshatit Hotël. Pas një kohe të shkurtër në rrugën 11 tetori në Kumanovë zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë makina është ndaluar pas çka është konstatuar se drejtohet nga D.J 70 vjeç nga Shtipi.

Në makinë kishte 21 migrantë dhe atë nga Siria, Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, prej të cilëve 10 ishin persona të mitur.

Është kryer hetim në vendngjarje ndërsa D.J. është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritët procedurë adekuate. Derisa migrantët janë dërguar në Qendrën transitore në Tabanoc.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat