Kumanovë, rinovohet shkolla fillore “Bajram Shabani”

Kumanova

Kumanovë, rinovohet shkolla fillore “Bajram Shabani”

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 19:47
Shkolla fillore “Bajram Shabani”

Periudha e pandemisë në Sh.f “Bajram Shabani“ të Kumanovës u shfrytëzua për ndërhyrje të shumta në rinovimin e tërësishëm të objektit të saj, të financuar nga MASH.

Mirëpo ajo që bie në sy, ndihmesën e tyre po e japin edhe prindër të nxënësve të kësaj shkolle. Drejtori i shkollës, Mustafa Ebibi për TVM2 bën të ditur se shumë prindër nuk hezitojnë për ta ndihmuar shkollën.

Ndërkohë që, sa i përket fillimit të procesit edukativo-arsimor, në vitin e ri shkollor, sipas protokolleve shëndetësore që parasheh MSH, Mustafa Ebibi thotë se ashtu siç rekomandon MASH, jemi të gatshëm për fillimin pa pengesa të vitit të ri shkollor.

“Brenda mundësive tona, brenda hapësirave poseduese, kemi shfrytëzuar kapacitetet deri në maksimum që disa paralele të cilat nuk i plotësojnë kushtet pra që kanë mbi 20 nxënës do ti ndajmë në dy grupe ku jemi munduar që edhe për ata të sigurojmë lokale me qëllim që të gjithë të ndjekin mësimin me prezencë fizike”, tha për TVM 2, Mustafa Ebibi.

Ndryshe shkolla fillore “Bajram Shabani”, njëra ndër shkollat më të vjetra në vend, numëron afër 1100 nxënës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat