Kumanovë, në repartin për psikiatri dhe neurologji do të pranohen pacientë me COVID-19

Kumanova

Kumanovë, në repartin për psikiatri dhe neurologji do të pranohen pacientë me COVID-19

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 15:45
Foto

“Të prekurit nga COVID-19 do të vendosen në repartin ekzistues për psikiatri dhe neurologji të cilën spitali i përgjithshëm i Kumanovës e riadaptoi për pranimin e pacientëve”.

Këtë sot e kumtuan autoritetet kompetente të institucionit, prej ku thonë se reparti disponon me terapinë e nevojshme për trajtimin e pacientëve.

“Jemi furnizuar me 23 shtretër plotësues me qendrën e re për të infektuarit me coronavirus. Pacientët do të akomodohen në pjesën e neurologjisë, personelit dhe dhomat e punës do të jenë në psikiatri”, deklaroi drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva.

Ajo tha se reparti i infektives me javë është i stërmbushur dhe përkohësisht lirohen nga disa vende kur të lëshohen pacientët e shëruar.

Nga spitali shtojnë se pacientët të cilët do të kenë nevojë për kontroll neurologjik, të drejtohen në Qendrën emergjente të vjetër, ku në dispozicion do të jetë mjeku kujdestar – neurolog.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat