Komuna e Kumanovës kërkon termine shtesë për testime për COVID-19

Kumanova

Komuna e Kumanovës kërkon termine shtesë për testime për COVID-19

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 15:53
Foto Ilustrim

Për shkak të mospasjes së termineve të mjaftueshme për testim, Komuna e Kumanovës kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dyfishim të termineve për testime për coronavirus, nëpërmjet platformës “Termini im”.

Komuna e Kumanovës, gjithashtu për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar, si dhe trajtimin e tyre, kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive ta shqyrtojë nevojën për sjelljen ose ndryshimin e protokolleve ekzistuese.

“Apelojmë tek qytetarë t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e Qeverisë së RMV-së, më saktë distancën prej së paku dy metrave, mbajtjen e maskës, si dhe masës së re për ndalesë për grupim të më shumë se katër personave në hapësira publike gjatë gjithë ditës”, thonë nga Komuna e Kumanovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat