Tre kumanovarë do të hetohen për terrorizëm, kanë testuar armë dhe bomba

Kumanova

Tre kumanovarë do të hetohen për terrorizëm, kanë testuar armë dhe bomba

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:37
Ilustrim

Pas procedurës hetimore, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot dorëzoi në Gjykatën Themelore Penale – Shkup një Aktakuzë kundër tre personave nga Kumanova.

“Të pandehurit B.A (28), V.A. (22) dhe E.L. (26) akuzohen për kryerjen e një veprës penale – Organizatë terroriste sipas nenit 394-a paragrafi 1 dhe një vepër penale – Terrorizmi sipas nenit 394-b paragrafi 6 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”, informon Prokuroria Publike.

Për më tepër, në fillim të vitit 2019, i pandehuri B.A., ka krijuar një organizatë terroriste “Qelia”, duke u bazuar në matricën ideologjike të organizatës së famshme terroriste ISIS. Dy të tjerët V.A. dhe E.L., duke e pasur parasysh planin kriminal të organizatës terroriste, këta të fundit janë bërë anëtarë. Gjithashtu edhe kundër tetë të dyshuarve tjerë po zhvillohet një procedurë hetimore nga 28.12.2020.

Sipas Prokurorisë Publike, në grupin terrorist “Qelia”, kishte koordinim dhe veprim të përbashkët, me synimin për të rrezikuar jetën e të tjerëve dhe për të krijuar një ndjenjë të pasigurisë dhe frikës te qytetarët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat