Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Kumanova

Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:44
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme pas informacioneve paraprake, rreth orës 22:30 policia ka kryer kontrolle në një çajtore në rrugën “Karl Marks” në Kumanovë.

Policia ka vërejtur parregullsi rreth orarit të punës gjatë periudhës së pandemisë, respektivisht janë gjetur 20 persona në çajtore.

Pronari F.B. 29-vjeç është ndaluar, kurse Inspektorati Shtetërorë ka mbyllur lokalin.

Kundër pronarit do të parashtrohet padi për shkelje të neni 206 nga Kodi Penale, respektivisht mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat