Tetë ditë paraburgim për mjeken nga Kumanova

Kumanova

Tetë ditë paraburgim për mjeken nga Kumanova

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Mjekes nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës e cila para dy ditëve u arr*estua nën dyshimin për marrje të ryshfetit nga pacientët iu shqiptua masa e parabur*gimit në kohëzgjatje për 8 ditëve.

Ndërsa Prokuroria Themelore ka ngritur procedurë kundër saj nën dyshimin se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Ndryshe ditë më parë Ministria e Punëve të brendshme njoftoi se është arr*estuar një mjeke nga Kumanova.

Nën dyshime për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Bëhet fjalë për mjeken E.S., e punësuar pranë Repartit të Syve në Spitalin e Kumanovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat