Gara për Kumanovën, në fokus premtimet për shqiptarët

Kumanova

Gara për Kumanovën, në fokus premtimet për shqiptarët

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 15:57
Ilustrim

Gara për Kumanovën në fokus ka investimet kapitale në vendbanimet shqiptare. Kandidati i LSDM-së në Kumanovë, Oliver Ilievski para Gjimnazit “Sami Frashëri” premtoi ndërtimin e objektit të ri shkollor. Në raundin e dytë Ilievskin do ta mbështes BDI-ja dhe Lëvizja Besa.

“Premtojmë para qytetarëve se vetëqeverisja lokale do të përgatisë projekt dhe leje për ndërtimin dhe do të ndërtojmë shkollë të re me qëllim që nxënësit dhe mësuesit të kenë kushte moderne për arsim në Kumanovë”, tha Oliver Ilievski, kandidat i LSDM-së për Kumanovë.

Kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski firmosi marrëveshje me partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Në mandatin që pason do të mundohemi të zgjidhim sa më shumë probleme për qytetarët tanë pa mos i ndarë ata në baza politike, etnike ose fetare. Kjo është edhe një porosi për qytetarët të cilët nuk na mbështetën në raundin e parë, të japin votën për ne”, pohoi Maksim Dimitrievski, Kandidat i pavarur për Kumanovën.

Në memorandumin për bashkëpunim të nënshkruar mes ASH&AAA dhe Maksim Dimitrievskit përfshihet 30 për qind të pozitave udhëheqëse në nivel lokal dhe 27 për qind të buxhetit komunal për investime kapitale në vendbanimet shqiptare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat