Kandidati i LSDM-së e pranon humbjen në zgjedhje

Kumanova

Kandidati i LSDM-së e pranon humbjen në zgjedhje

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 21:12
Oliver Ilievski

Kandidati i LSDM-së për Komunën e Kumanovës, Oliver Ilievski, e ka pranuar humbjen në këtë komunë.

Ai tha se kundërkandidati i tij i pavarur, Maksim Dimitrievski, i ka fituar zgjedhjet lokale në Kumanovë.

Sipas të dhënave nga KSHZ, me 50.90 përqind të votave të numëruara në Kumanovë:

Oliver Ilievski i LSDM-së ka marrë 9.278.

Maksim Dimitrievski ka marrë 10.880.

Ndërsa siç tha Maksim Dimitrievski më herët, fitorja e tij është me mbi 5.000 vota dallim.

Ndryshe, mandatin e parë për Komunën e Kumanovës Maksim Dimitrievski e mori si kandidat i LSDM-së, por për shkak të përçarjeve ai u largua nga LSDM dhe garoi si kandidat i pavarur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat