Shpërthen zjarr në një objekt në Kumanovë, humb jetën një person

Kumanova

Shpërthen zjarr në një objekt në Kumanovë, humb jetën një person

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:57
Shpërthen zjarr në një objekt në Kumanovë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer sot në ambientet e zyrës së një depoje për materiale ndërtimor në Kumanovë. Zjarri në njësinë territoriale të zjarrfikësve është raportuar në orën 15:00. Aktualisht zjarri është vën nën kontroll.

“Dy ekipe të zjarrfikësve kanë dalë në terren, me gjashtë zjarrfikës që kanë zënë ambientet e zyrës ku banonte një person. Zjarri i ka marrë jetën një burri që ka tentuar të shuajë zjarrin, por me shumë gjasa iu ka zënë fryma dhe njeriu ka ndërruar jetë.

Kur ekipet tona arritën në vendin e ngjarjes, njeriu tashmë kishte ndërruar jetë”, tha komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Kumanovë, Dejan Ilievski.

Zjarrfikësi Stojan Ilievski, përgjegjës për turnin, tha se aktualisht janë duke punuar në shuarjen e zjarrit në objekt.

“Kur mbërritëm, dhoma ishte me tym. Zjarri tani është nën kontroll”, tha Ilievski.

Inspektim kanë bërë edhe ekipet e SPB-së Kumanovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat