Aksion policor në Kumanovë

Kumanova

Aksion policor në Kumanovë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 10:38
Aksion policor në Kumanovë

Në Lagjen e Trimave në Kumanovë policia po zhvillon një aksion policor.

Nga MPB për “TV21” konfirmojnë se në Lagjen e Trimave dhe në disa lokacione tjera në Kumanovë po zhvillohet aksion i madh policor, por që për momentin nuk mund të japin detaje shtesë.

“Për momentin mund vetëm të konfirmojmë se vijon aksion i madh policor me bastisje në disa lokacione”, thonë nga MPB.

Ndryshe, në Lagjen e Trimave që nga mëngjesi i sotëm janë parë forca të shtuara të policisë, kryesisht nga njësitet speciale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat