I riu nga Kumanova humb jetën në aksident trafiku

Kumanova

I riu nga Kumanova humb jetën në aksident trafiku

Më: 13 janar 2022 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Një i ri nga Kumanova ka ndërruar jetë pas një aksident sot rreth orës 02:30 pas mesnate. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Tode Dumba”.

Vetura e tipit Pezho me dy udhëtarë ka goditur fillimisht një mur më pastaj një veturë të parkuar.

“Mëngjesin e sotëm në ora 02:36 në rrugën “Tode Dumba” automjeti i pasagjerëve “Peugeot” me targa të Kumanovës, në të cilin ishte 26-vjeçari P.P. dhe 29-vjeçari N.S. goditi një mur dhe një automjet të parkuar. P.P. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Mjeku i Emergjencës në Kumanovë ka konstatuar vdekjen”, njoftojnë nga SPB Kumanovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat