Sulmohet fizikisht një punonjës i NP “Pastrim dhe Gjelbërim” në Kumanovë

Kumanova

Sulmohet fizikisht një punonjës i NP “Pastrim dhe Gjelbërim” në Kumanovë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Tre persona kanë sulmuar fizikisht një punonjës të ndërmarrjes NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, njoftojnë nga SPB-Kumanovë.

Rasti është denoncuar në polici nga një koleg i punëtorit.

“Punonjësi ka lajmëruar se në Deponinë e qytetit “Krasta” kolegu i tij D.M. (46) nga Kumanova është sulmuar fizikisht nga M.XH. (22), S.J. (51) dhe N.J. (50) me një mjet të fortë dhe metalik”, thonë nga policia.

Nga SPB-Kumanovë shtojnë se janë duke punuar për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat