Hetime për grabitje në Kumanovë, 30 ditë paraburgim për 23-vjeçarin

Kumanova

Hetime për grabitje në Kumanovë, 30 ditë paraburgim për 23-vjeçarin

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Prokuroria themelore publike në Kumanovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 23-vjeçari nga Velesi me vendbanim të përkohshëm në Kumanovë, i cili dyshohet për një vepër penale – grabitje.

Siç ka bërë të ditur sot Prokuroria Publike, ai më 20 nëntor tjetrit ia ka marrë me dhunë sendin e luajtshëm dikujt tjetër me qëllim për ta përvetësuar në mënyrë të paligjshme.

Derisa viktima ishte duke ecur i vetëm në rrugë në gjendje të dehur, i dyshuari e ka vërejtur dhe e ka sulmuar duke e goditur me grusht në kokë dhe në trup. Si pasojë e goditjeve viktima ka rënë në tokë, kështu që i dyshuari nga xhepi i ka marrë portofolin në të cilin ka pasur para të gatshme në valuta të ndryshme (100 dollarë, 150 euro dhe 4.000 denarë), si dhe kartela bankare dhe dokumente të tjera. Pas ngjarjes ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Meqenëse ekziston frika e bazuar se i dyshuari mund të ikë, prokurori publik kompetent gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë i ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit. Gjyqtari e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e masës paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat