Këndi i lojërave i mërgimtarit në Kumanovë i ktheu buzëqeshjen fëmijëve shqiptarë

Kumanova

Këndi i lojërave i mërgimtarit në Kumanovë i ktheu buzëqeshjen fëmijëve shqiptarë

Më: 12 korrik 2016 Në ora: 00:36
Kumanovë

Një gjest human i një mërgimtari, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka shtuar gëzimin fëmijëve shqiptarë të Kumanovës. E kjo është hapja e një këndi të lojrave për fëmijë në Parkun e Kumanovës, që ishte boshatisur për vite të tëra dhe ishte shëndërruar në një “xhungël” të mbuluar nga mbeturinat dhe ferrat. Në projekt të tillë për fëmijët shqiptarë po investohet për herë të parë. edhe pse ky park duhej të rregullohej nga pushteti lokal dhe ai qendror.

Komuna ka drejtuar investimet infrastrukturore dhe projektet e tilla me kënde fëmijësh në lagjet e qytetit të banuara nga maqedonasit dhe serbët.

Banorët e lagjeve përreth Parkut të Qytetit thonë se ky kënd lojrash tejmase ka gëzuar fëmijët, të cilët nuk kishin të loznin dhe të kalonin kohën e lirë me familjet e tyre.

“Jemi mirënjohës për këtë vepër që e ka bërë një mërgimtari jonë. Vepra e tij është shumë e çmuar sepse fëmijëve ja ktheu gëzimin. Por i ka kthyer hijeshinë këtij parku, që ishte i lënë në harresë”, thotë një banor i lagjes së Bahçeve. Banorët e tjerë thonë se Kumanova ka nevojë për projekte të tilla që rikthejnë gëzimin, besimin dhe dëshpërimin e thelluar, dhe jo projekte që po ua humbasin lumturinë fëmijëve dhe projekte me skenare të errëta.

Edhe fëmijët janë shumë të lumtur për këtë kënd lojrash, duke thënë se aty po e gjejnë lumturinë dhe gëzimin, duke lozur me bashkëmoshatar të tyre.

Kumanovarët shpresojë se ky projekt do të nxis edhe donatorë dhe humanistë të tjerë që të investojnë me projekte të tilla për rikthimin e Kumanovës në një oazë të lumturisë, paqes dhe mirëqenies.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat