Tragjedi në Kumanovë - 11-vjeçari bën vetëvrasje

Kumanova

Tragjedi në Kumanovë - 11-vjeçari bën vetëvrasje

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 12:14
Ilustrim

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Kumanovë. Në lagjen Pero Çico, një fëmijë i moshës 11-vjeçare ka bërë vetëvrasje, informojnë nga policia.

Djaloshi është gjetur i varur në dollapin e shtëpisë.

Rastin në SPB Kumanovë e kanë denoncuar mjekët e Ndihmës së Shpejtë të cilët kanë intervenuar në terren.

Akoma nuk ka të dhëna në lidhje me motivin që ka çuar deri te ky akt.

Trupi i djaloshit është dorëzuar për obduksion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat