Aksion i madh policor në Kumanovë, janë arrestuar 36 persona

Kumanova

Aksion i madh policor në Kumanovë, janë arrestuar 36 persona

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 15:13
Ilustrim

Oficerët policor nga Sektori për punë të brendshme në Kumanovë në koordinim me policët nga Sektori për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz dhe Sektorit për punë kufitare dhe migracion, më 23/24.09.2016 pas urdhrit të dhënë nga Gjykata themelore në Kumanovë është kryer bastisje e shtëpisë në pronësi të Q.A. (46) nga Shkupi, kur dhe është konstatuar se në hapësirën ndihmëse e cila është regjistruar si “stallë” janë gjetur 35 emigrantë.

Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur vetëm i biri R.A. (18), i cili është arrestuar, ndërsa babai i tij akoma është në kërkim për vepër penale “trafikim i emigrantëve”. Përpos emigrantëve që janë gjetur në stallë, në fshatin Llojan janë gjetur dhe arrestuar edhe ?.K.(25) dhe M.D. (40) nga Afganistani, S.S. (33), N.?. (18), ?.?. (19) dhe ?.?. (20) të gjithë nga Pakistani, për të cilët ekzistojnë dyshime se në mënyrë të paligjshme e kanë mbajtur L.M. nga Siria së bashku me katër fëmijët e saj dhe H.U. po ashtu nga Siria me dy fëmijët e saj.

Kundër djalit dhe babait do të dorëzohet padi penale nga Prokuroria publike për luftë kundër krimit të organizuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat