Kumanovë, qendër urgjente para zgjedhjeve

Kumanova

Kumanovë, qendër urgjente para zgjedhjeve

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 23:54
Kumanovë

Muajin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i një Qendër  të re mjekësore në Kumanovë. Objekti do të kushtojë 48 milion denarë dhe në të gjatë ditës do të trajtohen 80 pacientë. Autoritetet shëndetësore thonë se bëhet fjalë për institucion më modern mjekësor i cili do të ndërtohet sipas standardeve botërore.

 “Bëhet fjalë për objekt të ri që do të lidhet me objektin ekzistues të spitalit të përgjithshëm në Kumanovë me sipërfaqe prej 750 metra katrorë që do të përbëhet nga një përdhese dhe një kat. Qëllimi është me ndërtimin e këtij objekti të bashkohen ambulancat interne dhe kirurgjike, në objekt të vendoset edhe aparati për tomografi kompjuterike, që do të thotë pacientët në një vend do të mund t’i marrin të gjitha shërbimet shëndetësore”, u shpreh ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov   

 Në qendrën urgjente mjekësore do të ketë edhe spital ditor. Ndërtimi i qendrës mjekësore do të zgjasë 15 muaj, ndërsa prej tij do të kenë fitim rreth 200 mijë banor të rajonit të Kumanovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat