Digjet një kafe-bar në Kumanovë

Kumanova

Digjet një kafe-bar në Kumanovë

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 13:10
Foto

Zjarrfikësit e Kumanovës në orën dy të mëngjesit kanë intervenuar në një objekt të djegur hotelerik, në bulevardin "Brigada e Tretë Maqedonase", në lokalitetin "Seravë".

Siç informon komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve territorial Kumanovë Dejan Ilievski, zjarri është paraqitur në orën 1:52 pas mesnate, ndërsa tërësisht është lokalizuar në orën 3:25 minuta.

"Është intervenuar me dy automjete të Zjarrfikësve dhe gjashtë Zjarrfikës", shtoi Ilievski.

Në zjarr është shkaktuar edhe dëm i madh material, tërësisht janë djegur tavolinat, karriget dhe inventari i tërësishëm në objekt. Përveç këtij objekti, nga zjarri dëm kanë edhe banesat mbi kafe-barin, janë dëmtuar dritare  dhe është tymosur brendia e banesave. Ekipi i SPB-së Kumanovë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat