Shpërthen zjarri në Tregun e gjelbër të Kumanovës

Kumanova

Shpërthen zjarri në Tregun e gjelbër të Kumanovës

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 12:35
Foto

Mbrëmë pas orës 23.00 tek Tregu i gjelbër në Kumanovë , ka shpërthyer një zjarr. Flakët e zjarrit kanë përfshirë një barakë të Ndërmarrjes së prodhimit të bukës dhe prodhimeve tjera të brumit “ Zlaten Klas”.

Falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar shpejt, njëherit duke penguar përhapjen edhe në kompleksin e dyqaneve që ishin ngjitur me barakën.

Ky është zjarri i dytë i shkaktuar brenda vetëm pak ditësh në këtë rrugë në pjesën qendrore të qytetit të Kumanovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e Zjarrëfikësve, Policisë dhe të EVN-së

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat