Aleanca për shqiptarët prezentoi platformën e saj në Kumanovë

Kumanova

Aleanca për shqiptarët prezentoi platformën e saj në Kumanovë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 11:17
Pamje nga tubimi

Aleanca për shqiptarët prezentoi platformën e saj në Kumanovë. Në prezentimin e platformës së Aleancës për shqiptarët të pranishëm ishin liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi, Ziadin Sela, dhe Gëzim Ostreni, si dhe të gjith kandidatët e mundshëm për deputet që vijnë nga ky rajon, sidomos bartësit e listës Nexhbedin Sadiku, Arjeta Mehmetaj, Isuf Seferi dhe kandidatët tjerrë për deputet. Në tubimin madhështorë në Kumanovë liderët e Aleancës për shqiptarët dhe kandidatët për deputet folën rreth platformës politike dhe ekonomike, si dhe situatës aktuale politike në vend.   

Në fjalën e tij të rastit para dashamirëve të Aleancës për shqiptarët në Kumanovë, njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi theksoi se e ka shumë të vështirë të mbaj fjalim në Kumanovë por beson se liderët e Aleancës për shqiptarët u lejohet të mbajnë fjalim në Kumanovë sepse nëse asgjë tjetër, sëpaku liderët e kësaj Aleance nuk kanë bë asnjë dëm për Kumanovën dhe rrethinën, në krahasim me liderët dhe funksionarë tjerrë të ndryshëm shqiptarë. Sipas Memedit, në Kumanovë vijnë të gjithë partitë politike dhe në mënyrë konstante deklarohen se Kumanova është e kësaj apo e asaj partie. Kumanova nuk është pronë e asnjë partie politike, por Kumanova është pronë e kumanovarëve. Ka kaluar koha e komunizmit kur qytete të ndryshme ishin në pronësi të ndonjë lideri apo funksionari partiak dhe shtetërorë. Nëse dëshironi të kuptoni drejtë se pas kujt duhet rreshtuar politikisht apo fetarisht, theksoi Memedi, atëherë është shumë e rëndësishme të dëgjoni fjalët e më të moshuarve tuaj kur rregullisht ju kanë këshilluar që të shihni shtatë breza pas, dhe atëherë do të kuptoni drejtë se pas kujt duhet rreshtuar. Unë ju them që mjafton të shikoni tri breza pas, dhe shumë lehtë do të kuptoni se pas kujt duhet rreshtuar. Para publikut madhështorë në Kumanovë, Memedi gjithashtu bërri një krahasim nëmes partive politike dhe reparteve të ndryshme spitalore, ku pacient të ndryshëm vizitojnë repartet e ndryshme varrësisht nga sëmundja që posedojnë dhe jo nga ideologjia që mund të kenë pacientët. Njerëzit vizitojnë neurologjinë apo kardiologjinë përshkak të sëmundjes që posedojnë dhe në këto reparte i ke të gjith pacientët pavarsisht profesionit të tyre. Edhe në qoftë se dikushi e gabon repartin, mjeku apo specialisti do ta dërgoj pacientin te reparti adekuat i sëmundjes që e posedon. Partitë politike janë të stërmbushura me pacient që kanë sëmundje identike dhe aspak nuk është e rëndësishme ideologjia. Në fund të fjalimit të tij, kryetari Memedi bërri një apel deri te Kumanovarët duke theksuar se partitë politike vijnë e shkojnë në Kumanovë dhe në asnjë variant nuk duhet që kumanovarët të mbjellin hasmëri mbrenda vetes për partitë politike, sepse kjo hasmëri do të lejë pasoja për fëmijët e tyre. Kumanova dhe rrethina ka paguar çmim të rëndë për tradhëtitë e partive të ndryshme politike dhe nuk keni nevojë të paguani edhe më tutje këtë çmim, theksoi Memedi. E gjith kjo energji dhe mllef duhet koncentruar kah kërkimi i së vërtetës për Kumanovën dhe këtë energji ta shprehni në ditën e votimit, ndërsa Aleanca për shqiptarët zotohet se do të bëjë ç'mos që e vërteta për Kumanovën dhe shumë fenomeneve tjerra të del në sipërfaqe, theksoi nëmes tjerrash njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi.

Kanditatët për deputet gjithashtu folën për platformën politike dhe ekonomike dhe theksuan se janë rreshtuar pas familjes së Aleancës për shqiptarët sepse kjo familje përbëhet nga një kombinim mjaft interesant i aftësive të ndryshme të tri liderëve politik që janë pasuri e jashtëzakonshme për t'u ballafaquar me sfidat e kohës.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat