Avokati i Popullit: Votimi në Kumanovë po shkon pa ndërprerje

Kumanova

Avokati i Popullit: Votimi në Kumanovë po shkon pa ndërprerje

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 17:31
Ilustrim

Zëvendës Avokati i Popullit, Naser Veseli, ka njoftuar se procesi i votimit në Kumanovë është zhvilluar në mënyrë të pandërprerë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha.

“Deri në këtë moment, vetëm dy qytetarë janë ankuar se nuk janë në Listën Zgjedhore, edhe pse një javë para zgjedhjeve janë regjistruar në listën e zgjedhësve dhe nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre të votës”, deklaroi Veseli.

Sipas tij për këto dy rast nuk mund të merren masa ligjore, dhe personat nuk është e mundur që të regjistrohen dhe të ralizojnë të drejtën e tyre të votës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat