Shumica e Grupit të Kumanovës janë sëmurë, qelitë e burgut pa ngrohje, u vidhet ushqimi...

Kumanova

Shumica e Grupit të Kumanovës janë sëmurë, qelitë e burgut pa ngrohje, u vidhet ushqimi...

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 12:51
Burgu

Shumica e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës janë sëmurë këtyre ditëve, njoftojnë për median e Shkupit familjarë të tyre. Ata thonë se kjo është pasojë e mungesës së ngrohjes, e cila nuk lëshohet thuajse as një orë brenda ditës, kurse veshmbathjet e siguruara me shumë vështirësi kanë mbetur në Shutkë gjatë transferimit tyre në burgun e Prilepit dhe atë të Ohrit.

Edhe vetë avokatët mbrojtës kanë konfirmuar se sjellja e tillë e gardianëve ka lënë pa rroba të mjaftueshme në temperatura të ulëta shumë të akuzuar nga grupi i Kumanovës.

“Gjërat elementare që duhet t'i ketë një burg nuk i ka burgu i Shutkës, luftë të madhe bëhet me të ftohtin siç kemi informata nxehja burg është një orë brenda ditës ku është problem për qëndruar dhe si pasoje ë kemi ftohjen e ose sëmurjen e klientëve tanë “, ka shtuar avokati tjetër Mefail Arsllani.

Të akuzuarit në rastin Lagja e Trimave në burgun e Shkutës po ashtu ankohen se gardianët e burgut ua marrin edhe ushqimet që u sjellin familjarët.

Avokati Naser Raufi vlerëson se bëhet fjalë për hajni ordinere nga ana e gardianëve.

“Në këtë burg ankohen disa nga të akuzuarit se një pjesë dërmues e produkteve që ju dërgojnë familjet a posaçërisht gardëroba nuk u jepet dhe punohet për një hajni nga ana e gardianeve dhe strukturave të ndryshme të burgjeve”., u shpreh avokati, Naser Raufi.

Përfaqësuesit e burgut të Shutkës nuk u përgjigjen këtyre akuzave pavarësisht tentimeve të televizionit Alsat. Drejtori dhe zëvendës drejtori premtuan se do të përgjigjen gjatë ditëve të ardhshme.

Seanca e radhës për rastin e Kumanovës do të zhvillohet me 23 dhjetor kur pritet që të publikohen bisedat e përgjuara nga pala e akuzës gjatë periudhës kur grupi i Kumanovës është futur në Maqedoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat