Kryqi i Kuq në Kumanovë ndihmon 14 familje në nevojë në këto ditë të motit të ligë

Kumanova

Kryqi i Kuq në Kumanovë ndihmon 14 familje në nevojë në këto ditë të motit të ligë

Më: 10 janar 2017 Në ora: 16:44
Ilustrim

Vullnetarë nga organizata komunale e Kryqit të Kuq në Kumanovë kanë siguruar sot ndihmë humanitare në ushqime dhe batanije për 14 familje të rrezikuara nga moti i ligë në fshatrat e komunës së Nagoriçanit të vjetër.

Aksioni u organizua pas kontakteve të mëhershme me familjet, ndërkaq ndihmat u dërguan në fshatrat Kokino, Stepancë, Zheglanjë, Dejllovcë dhe Arbanashko.

Ekipet e Kryqit të kuq do të vazhdojnë të jenë të gatshëm që të shpërndajnë ndihma humanitare në ditët në vijim për t’u dalë në krah kategorive të qytetarëve që kanë nevoja emergjente në rajonin e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të vjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat