Në Kumanovë u organizua konferencë për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave

Kumanova

Në Kumanovë u organizua konferencë për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 16:14
Ilustrim

Në kuadër të projektit ”Platforma aktive maqedonase për përfshirje sociale – PAMPS”, në Kumanovë u organizua konferencë për krijimin e strategjive lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave.

Sipas shoqatës së grave ”Sirma”, qëllimi i konferencës është mbledhja e të gjithë veprimtarëve lokal që do të marrin pjesë në formimin e një platforme lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave të komunës së Kumanovës.

Projekti zhvillohet në 18 qytete të Maqedonisë dhe ka për qëllim përpilimin e strategjive ku do të përfshihen grupep e grave dhe të rinjve, të bëhet rrjetizimi i institucioneve të ndryshe të qyteteve për të përgatitur një strategji sa më cilësore.

Aktivitetet e PAMPS projektit janë në drejtim të forcimit të veprimtarëve të rëndësishëm – vetëqeverisjen lokale, institucionet shtetërore, OJQ-të, bashkësitë afariste, etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat