Kumanovë, UNDP ndihmon në rregullimin e shtratit të lumit

Kumanova

Kumanovë, UNDP ndihmon në rregullimin e shtratit të lumit

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 15:48
Prezantimi i projektit

Në ambientet e Komunës së Kumanovës edhe zyrtarisht është prezantuar projekti për rregullimin e shtratit të Lumit të Likovës, i cili kalon nëpër Lagjen “Dardania” në Kumanovë.

Bëhet fjalë për proekt të miratuar nga Qeveria, i cili kap shumën prej 1 milion euro kurse mbështetet edhe nga UNDP dhe Komuna e Kumanovës. Shtrati është në gjatësi prej 1.8 kilometra nga autostrada e deri te lagja e romëve “Sredorek” ku bashkohen lumi i “Likovës” dhe i “Kumanovës”.

“UNDP ka histori, që ka punuar në mënjanimin e problemeve me përmbytjet në Maqedoni në disa vende, dhe sot më vjen mirë që bashk me partnerët do të mund të punojmë në mënjanimin e problemeve dhe mundësive për përmbytje në rajonin e Kumanovës“, tha Luiza Vinton, përfaqësuese e përhershme e UNDP.

“Biseduam për proektin që ka të bëjë rreth rregullimit të shtratit të lumit në qytetin e Kumanovës, respektivisht në lagjen “Dardania” dhe lagjen e romëve, në një gjatësi prej 1.8 km. Është ky një proekt që kap një shumë madhe investuese, dhe investim që do të sigurohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e ambientit jetësor dhe Komunën e Kumanovës“, tha Arbër Ademi, Zv. Kryeministër i SÇE.

“Sot ishikm në vizitë në Komunën e Kumanovës në kuadër të bashkëpunimit që ne si katër institucione e kemi për realizimin e proektit për rregullimin e shtratit të lumit të Likovës, i cili kalon në qytetin e Kumanovës në gjatësi prej 1.8 km, i cili bëhet me iniciativë të zv. Kryeministrit për SÇE, në koordinim të tij dhe në realizim të UNDP me ndihmën e mjeteve të Ministrisë së ambientit jetësor dhe Komunës së Kumanovës“, tha Bashkim Ahmeti, Ministër i Ministrisë së ambientit dhe planifikimit hapsinor.

“Qëllimi i vizitës është proekti me iniciativë të UNDP. Është përgatitur studimi fizibiliti për rregullimin e shtratit të lumit nga autostrada deri në bashkimin me lumin e Kumanovës. Është ky një proekt i cili është shumë i rëndësishëm për Kumanovën. Janë bërë analiza pas përmbytjeve në Kumanovë dhe kjo është e rëndësishme për Kumanovën, sepse ky proekt ka sigurim qind vjeçar për sigurinë e shtratit“, tha Zoran Damjanovski, Kryetar i K. Kumanovës.

Me realizimin e këtij proekti shmangen rreziqet e ndryshme potenciale nga përmbytjet , siç ka ndodhur  shpesh herë në të kaluarën në këtë lagje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat